
Përfaqësueset e Lidhjes Demokratike e Kosovës kanë akuzuar Qeverinë dhe Zyrën e Rregullatorit të Energjisë Elektrike për ngritjen e çmimit të energjisë dhe transportin që paguan Kosova shumëfish më larë, i cili lëvizë mbi 80 herë brenda ditës. Ato kanë folur për lidhjet e mundshme të kompanive që furnizojnë Kosovën me kompaninë EFT të Vuk Hamoviqit, derisa kanë paralajmëruar se ngritje të çmimit të energjisë pritet të ketë edhe në vitin 2026.
Përfaqësueset e LDK-së në një konferencë për media, thanë se ngritje të çmimit të energjisë do të ketë edhe në vitin 20206.
Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami tha se hajnia më e madhe që iu bëhet popullit nga Qeveria është energjia elektrike, gjë që sipas saj, për shkak të të gjeturave dhe fakteve, Lëvizja Vetëvendosje është në panik.
Ajo ka komentuar konferencën e djeshme të ministres në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila tha se asnjë anëtar i LVV-së dhe Qeverisë nuk ka lidhje me kompaninë EFT të Vuk Hamoviq.
Bajrami: Prokuroria ka nis hetimet për keqpërdorimet në sektorin e energjisë
“Zonja Rizvanolli tha se asnjë anëtar i LVV-së dhe Qeverisë nuk ka lidhje me kompaninë EFT të Vuk Hamoviq. Ne në fakt lidhjet ia kemi lënë që t’i zbuloj Prokuroria Speciale e Kosovës, e cila tashmë ka nis hetimet dhe të dyja ne kemi deponuar dëshmitë tona sa i përket keqpërdorimeve në sektorin e energjisë elektrike”, tha ajo, duke pranuar se Kosova në shumicën e rasteve ka importuar energji nga NOA Energy, por ajo që dihet në bazë të të dhënave shihet qartë se EFT të Vuk Hamoviq, viteve të fundit e ka monopolizuar tregun e kapaciteteve transportuese.
Sipas saj, EFT i ka fituar shumicën e ankandeve vjetore, mujore dhe ditore në bazë të të dhënave që janë publike.
Bajrami: Kostot e transportit të energjisë rriten deri 84 herë në ditë
“Duke marrë parasysh faktin që gjatë qeverisjes 2021, shtator 2025, Kosova ka importuar 811 milionë euro energji elektrike, anashkalimi i EFT-së është gati i pamundur për shkak se ai bën rezervimin e kapaciteteve transportuese dhe e ka monopolin në treg. Ish ministrja tha se EFT-ja i përdor këto kapacitete vetëm transit por të dhënat paraqesin diçka tjetër, kostot e transportit rriten deri 84 herë në ditë dhe kjo nuk besoj që është rastësi apo tranzit…ajo nuk po tregon me kë kanë kontrata, andaj ne prej këtu bëjmë thirrje Rizvanollit, institucioneve përkatëse që t’i publikojnë kontratat dhe ne të dimë prej kujt po blejmë energji, sa po blejmë, ku është origjina e energjisë që ne po e importojmë dhe sa po paguan Kosova për kostot e transportit”, tha ajo.
Ajo shtoi se Kurti ka ardhur me premtimin që do të ulet çmimi i energjisë dhe do të luftojë mafinë energjetike, por çmimi i energjisë elektrike gjatë qeverisë Kurti, është ngritur tri herë, kurse, Noa Energy ,dega në Kosovë është kompani që është regjistruar në vendin tonë në vitin 2021, ndërsa në vitin 2024 ka arritë të bëjë qarkullim në vlerë 160 milionë euro, kryesisht përmes kontratave bilaterale dhe pa procedura tenderuese.
E inxhinierja e LDK-së, Janina Ymeri komentoi të dhënat e doganës të prezantuara Amend Muja.
Ymeri: Po zbardhet struktura e importimit të energjisë elektrike
“Ky grafiku i paraqitur nga Muja sipas tyre tregon se importi i energjisë elektrike vjen si më poshtë. Këtu u lavdëruar se energjia vjen nga Danimarka, Sllovenia, Shqipëria, ndërsa nëse shkojmë në të dhënat zyrtare të shteteve përkatëse shihet se Agjencinë i statistikave të Sllovenisë ka tregu që nuk ka eksportu energji elektrike në Kosovë, gjithashtu edhe Danimarka… (Ne fund te fjalimit) në këtej këto ditë po zbardhet dal nga dal një strukturë që vjen nga importi prej Serbisë dhe Republika Serbska, që duhet të vërtetohet nga Qeveria e Kosovës. Gjithashtu Geni që nuk po del që vjen rryma nga Sllovenia por po vjen nga Geni, kjo është parë edhe nga të dhënat importuese. Geni ka qen i lidhur si konsulent me Martion Berishajn i cili është ambasador dhe nuk shkarkohet, ndonëse ka pas skandale me parat kesh. Gjithashtu, Vuk Hamoviq dhe lidhja e tij potenciale me NOA si importuesi kryesorë….dhe në këtë strukturë mbizotëron heshtja e ZRRES-së, heshtja e KOSTI-it dhe heshtja e Ministrisë së Ekonomisë e cila ka qenë në dijeni për të gjitha kontratat nga viti 2022”, tha ajo.
Ish-deputetja Bajrami dha detaje edhe për dëshminë që ka dhënë në prokurori dhe ngritjen e çmimit që energjisë që pritet të jetë në vitin 2026.
Bajrami: Do e kemi një ngritje tjetër të çmimit të energjisë në vitin 2026
“Duke parë sasinë e importin e energjisë që e kemi bërë në vitin 2025, të gjithë njerëzit që kuptojnë në tregun e energjisë, e kanë tepër të qartë që ne do e kemi një ngritje tjetër potenciale të çmimit të energjisë në vitin 2026, sepse gjithë kjo sasi nuk është paraparë kur është bërë aprovimi i të hyrave maksimale të operatorëve në tregun e energjisë, d.mth kam dhënë dëshminë time për të cilat unë dyshoj dhe më shumë ka qenë lidhur me të gjitha reagimet që unë kam pas e që janë publike”, tha ajo.