Skuadra e Gostivarit po ballafaqohet me telashe pas ndeshjes me Struga Trim Lum.
Siç bëhet e ditur, tre futbollistët e Gostivarit dhe një person nga stafi trajner i klubit u liruan nga Ministria e Brendshme të Maqedonisë së Veriut, pra nga autoritetet në stacionin policor të Strugës.
Të katërve iu konfiskuan pasaportat dhe kundër tyre u ngritën kallëzime penale për sulm ndaj një zyrtari.
Mbetet të shihet se si do të zhvillohet i gjithë procesi tani.
Bëhet e ditur se pas ndeshjes së të shtunës me Struga TL, këta katër persona, gjatë përleshjes para teshatores në stadiumin në Strugë, sulmuan pjesëtarë të Ministrisë së Brendshme, për këtë arsye u ndaluan dhe u dërguan në stacionin policor ku u mbajtën për rreth 24 orë.