“E gjithë bota mu shemb”, vrasja e shqiptarit në Angli, e motra shtatzënë drithëron me fjalët: Daja, ti mezi prisje…
Publikuar më 17.07.2026 nga shekulli_admin
ANGLI- Një ngjarje tragjike ndodhi dy ditë më parë në Angli, ku humbi jetën i riu shqiptar Ervin Lita.
28-vjeçari u gjet i plagosur rëndë në mes të një rruge në qytetin e Leicester, ndërsa pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për t’i shpëtuar jetën, nuk arriti të mbijetojë. Ngjarja ka lënë pas një dhimbje të thellë te familja e tij, ndërsa rrjetet sociale janë mbushur me mesazhe prekëse lamtumire nga të afërm, miq dhe njerëz që ndanë kujtime me Ervinin.
Në mesin e reagimeve për ngjarjen e rëndë, është dhe ai i motrës së viktimës, e cila është në pritje të fëmijës së saj. Ajo tregon se kishte folur me të vëllanë, pak përpara se të merrte ngjarjen tragjike për vdekjen e tij.
“Kur mora lajmin bota sikur mu shemb mbi kokë. Para një ore fola me ty. Daja, ti mezi prisje të lindte mbesa jote, e prisje çdo ditë. S’ka fjalë që mund ta përshkruar dhimbjen, se mendoja se do vinte kjo ditë të shkruaja me lot për ty. Qofsh i Xhenetit, do më mungosh shumë”, shkruan ajo.

Mediat britanike bënë me dije se ngjarja e rëndë ndodhu ditën e diel, më 12 korrik. I riu shqiptar u gjet i plagosur rëndë në një rrugën në qytetin e Leicester dhe pavarësisht ndihmës së parë nga mjekët e ambulancës, u shpall i vdekur në vendngjarje.
“Policia e Leicestershire tha se u kontaktua në orën 06:58 BST të dielën pasi Shërbimi i Ambulancës së Midlands Lindore gjeti Ervin Litën, i cili njihej edhe si Ervin Axhami, në Compton Road”, raportonte BBC.
Lidhur me këtë ngjarje në pranga ranë dy persona, të cilët më pas u liruan me kusht, ndërkohë që gjykata është duke vazhduar hetimet për zbardhjen e plotë të vrasjes së 28-vjeçarit./Shekulli