Rama publikon video të krijuar me AI, shfaqet me minifund e taka dhe ironizon influencerat: Hallall kush e ka bo
Publikuar më 08.06.2026 nga shekulli_admin
Ditën e djeshme në turnin partiak në Elbasan, kryeministri Edi Rama u bë viral për një shfaqje të tij me lëvizje të çuditshme ku imitonte bolgeret.
Videoja ka bërë xhiron e rrjetit, teksa një faqe në rrjet, ka realizuar me këtë moment një video me AI, ku shkruan “Na falni per vonesen, po po numeroja sa ishim dje. Çudi si nuk me dolen 2000. Sic tha nje miku im:” Kce tash fckng btch” Hahahahahhahahahahahahahhahahahahahahhahahahahahahahahahha”, ndërsa Rama shfaqet i veshur me fund dhe taka.
Vetë kryeministri e ka ndarë këtë video. “Hallall kush e ka bo”, shkruan Rama.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar edhe në lidhje me pankartat e përdorura në protestën për Zvërnecin.
Rama shkruan, krahas fotove, se e argëton kreativiteti i memeve të përdorura në protestë.
“RROFTË MEMEMANIA🫵 Që të merremi vesh se mos krijohet bindja e gabuar që mua s’më pëlqen asgjë nga ky revolucioni imagjinar i flamingove😍 Aq sa më ngjallin keqardhje me përzierje rropullish fjalimet krra-krra-krra, aq më argëton kreativiteti i memeve, për të cilat sinqerisht u përcjell përgëzime e falenderime autorëve, ndërkohë që më vjen keq vërtetë, që disa të preferuara të tjera nuk i postoj këtu dot se janë shumë të nxehta dhe kot melazëm na krijohen keqkuptime të reja, a thua s’na mjaftojnë këto që kemi për rreziqet imagjinare nga një projekt që do transformojë më tej Shqipërinë”, shkruan Rama krahas fotove.