Pas 3 orëve protestë te kryeministria dhe parlamenti tre deputetë të PD-së përfundojnë në spital, Berisha akuzon Ramën për dhunë ndaj demokratëve (VIDEO)
Publikuar më 17.04.2026 nga shekulli_admin
Zgjati tre orë protesta e opozitës para Kryeministrisë, e cila u shoqërua me fjalime, molotovë, përplasje dhe lëndime.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbërriti fillimisht në selinë blu, e pas një takimi me strukturat, marshoi në këmbë drejt Kryeministrisë. Ndërkohë, 1500 forca policie nga të gjitha strukturat ishin në gatishmëri për protestën.
Ndryshe nga protestat e shkuara, këtë herë u rikthyen fjalimet në protestë, ndërsa pas tyre nisi ‘aksioni’ opozitar. Menjëherë pas fjalës së Berishës, nisi hedhja e molotovëve. Nga kundërpërgjigja e policisë me gaz lotsjellës, mbetën të lënduar Flamur Noka, Aulon Kalaja dhe Luciano Boçi.
Policia e Shtetit ka ndërhyrë duke përdorur ujë me presion dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, pas incidenteve të mëparshme ku u hodhën fishekzjarrë dhe mjete të tjera në drejtim të godinës së qeverisë.
Përplasjet kanë krijuar momente tensioni dhe kaos, ndërsa protestuesit janë shpërndarë në disa drejtime.
Ndryshe nga herët e tjera, ndërhyrja e policisë në këtë protestë ka qenë e menjëhershme, ku përveç ujit të hedhur për shpërndarjen e protestuesve, është hedhur dhe spraj.
Aulon Kalaja është parë i shtrirë në tokë dhe në gjendje jo të mirë shëndetësore, ndersa në ndihmë i erdhën qytetarët. Më pas ai u transportua me autoambulancë drejt urgjencës së spitalit.

Po ashtu edhe deputetët Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shfaqën probleme shëndetësore pas hedhjes së gazit lotsjellës.
Ndryshe nga herët e tjera, ndërhyrja e policisë në këtë protestë ka qenë e menjëhershme, ku përveç ujit të hedhur për shpërndarjen e protestuesve, është hedhur dhe spraj.
Gjatë ndërhyrjes së Policisë me gaz lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve, janë lënduar deputetët Flamur Noka dhe Luçiano Boçi.

Të dy janë parë të kenë shfaqur probleme shëndetësore pas ekspozimit ndaj gazit lotsjelles qe u hodh nga policia.

Po ashtu raportohet se policia ka përdorur edhe shkop gome ndaj protestuesve.
Kryetari i PD, Sali Berisha ka denoncuar forcat e policisë për përdorim dhune ndaj protestuesve, duke theksuar se ‘gangstera’ me uniformë kanë hedhur granata ndaj protestuesve.

Berisha thekson se një qytetar ka mbetur i plagosur, ndërsa e cilëson ngjarjen si “akt kriminal të narko-policisë”.
“Gangsterë me uniformë hedhin granata ndaj protestuesve! Shikojeni videon që tregon protestuesin e plagosur. Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal të narko-policise!”- shkroi Berisha.
Pas tensioneve para Kryeministrisë dhe ndërhyrjen e menjëhershme të Policisë, duke mos i lënë protestuesit të hedhin molotov drejt godinës se qeverisë, situata u shoqërua dhe me disa episode, ku nuk munguan dhe goditjet ndaj deputetëve të opozitës.
Te lënduar mbeten, Flamur Noka, Luciano Boçi dhe Aulon Kalaja. Ndërkohë që turma u spostua drejt godinës së Parlamentit.
Por edhe aty Policia e ndaloi turmën të avanconte, duke i bllokuar tek Ura para Xhamisë së Namzagjasë.
Edhe në këtë tentativë për të tubuar para godinës së Parlamentit, policia nuk kurseu sprajn dhe makinën shi-hedhëse.
Duke lënduar kështu protestuesit dhe eksponentët e opozitës.
Partia Demokratike ka reaguar përmes një deklarate zyrtare lidhur me zhvillimet gjatë protestës së opozitës, duke akuzuar Policinë e Shtetit për përdorim të dhunës ndaj qytetarëve.

Sipas deklaratës, forcat policore kanë ndërhyrë në mënyrë të menjëhershme dhe pa pritur përfundimin e fjalës së kryetarit të opozitës, duke përdorur gaz lotsjellës, spraj djegës dhe mjete të tjera kundër protestuesve.
Si pasojë e përplasjes, disa përfaqësues të lartë të Partisë Demokratike janë lënduar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Mes tyre përmenden nënkryetari Luçiano Boçi, deputeti Klevis Balliu dhe drejtuesi i Departamentit të Familjes, Aulon Kalaja. Po ashtu, është raportuar i lënduar edhe Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka, si dhe dhjetëra qytetarë.
Reagimi i PD
Dhuna e paprecedentë e narkoPolicisë me urdhër të Edi Ramës, sulmet me bomba, molotov, gaz lotsjellës kundër qytetarëve në protestën e opozitës, ka shkaktuar shumë të plagosur dhe të lënduar, disa prej tyre deputetë dhe drejtues të lartë të Partisë Demokratike. Si asnjëherë më parë narkoPolicia nuk ka pritur as mbylljen e fjalës së kryetarit të opozitës dhe është futur në mes të protestuesve me repartet speciale ‘Operacionalja’ dhe ‘Shqiponja’ duke përdorur bombola spraji djegës drejtpërdrejt mbi protestuesit. Të plagosur në spital janë dërguar Luçiano Boçi, nënkryetar i Partisë Demokratike, deputeti Klevis Balliu dhe Aulon Kalaja, drejtues i Departamentit të Familjes, ndërsa është lënduar edhe Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka, bashkë me dhjetëra qytetarë. Partia Demokratike dënon me forcë dhunën e narkoPolicisë së dyshes kriminale Rama-Balluku, që ka vetëm një qëllim, frikësimin e qytetarëve dhe shuarjen e valës së protestave kombëtare. Zari i Belinda Ballukut në krye të Policisë për të dëshmuar zellin ndaj shefes, duke përdorur metoda ilegale kundër qytetarëve dhe politikanëve të opozitës e ka future vetën në ‘listën e zezë’ të paligjshmërive, për të cilat do të mbajë përgjegjësi direkte, dhe nuk do mund të fshihet gjithmonë pas fustanit të Belindës dhe çitjaneve të Ramës. Tirana është sonte në shtetrrethim policor me qëllim mbrojtjen e narkoshtetit të Edi Ramës dhe hajdutërisë së tij kriminale. Duke dënuar me forcën më të madhe dhunën e egër ndaj demokratëve, Partia Demokratike garanton qytetarët se, asgjë nuk do e ndalë protestën dhe kryengritjen paqësore të opozitës deri në rrëzimin e autokracisë elektorale dhe kleptokrate të Edi Ramës.

Një sasi e madhe molotovësh të pashpërthyer janë kapur nga policia. Kësaj radhe skenari i demokratëve për të sulmuar me molotovë efektivë e institucione të shtetit dështoi pas ndërhyrjes së menjëhershme të policisë ku u gjendën të papërgatitur. Një sasi prej tyre ishn planifikuar për tu hedhur te Parlamenti, por skenari nuk funksionoi pasi policia bllokoi rrugën me kordon sigurie. Të vetmit molotovë që u hodhën janë ato te kryeministria.
Ndërkohë deri më tani mbi 20 persona janë shoqëruar për në polici.



