Atentat me armë zjarri në Sarandë, qëllohet me breshëri në drejtim të 50-vjeçarit (Emri)
Publikuar më 17.07.2026 nga shekulli_admin
SARANDË- Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen nr. 4 të qytetit të Sarandës, ku një person ka mbetur i plagosur rëndë.
Mësohet se si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur Thimjo Rubati, 50 vjeç. Ai është transportuar me urgjencë në Spitalin e Sarandës, ku ndodhet në sallën e operacionit në gjendje të rëndë.
Paraprakisht dyshohet për një atentat të organizuar. Sipas informacioneve të para, 50-vjeçari është qëlluar me armë zjarri nga persona që lëviznin me një automjet, të cilët më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Thimjo Rubati është një emër i njohur për autoritetet, pasi rezulton i skeduar më herët për vepra të ndryshme penale, mes tyre trafik klandestinësh, kontrabandë, armëmbajtje pa leje dhe trafik mjetesh motorike.
Pas ngjarjes, Policia e Shtetit ka ngritur postblloqe dhe ka blinduar hyrje-daljet e qytetit të Sarandës, ndërsa forca të shumta janë angazhuar në kërkim të autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të atentatit.