Zhdukja misterioze e 34-vjeçarit Eglant Koçi, zbulohen njolla gjaku në makinën e personit të shpallur në kërkim
Publikuar më 09.06.2026 nga shekulli_admin
Një foto e siguruar së fundmi hedh dritë mbi momentet e fundit të 34-vjeçarit E. K., përpara se të humbte çdo kontakt me familjarët dhe të denoncohej si i zhdukur.
Sipas hetimeve të deritanishme, i riu është parë për herë të fundit teksa hynte në një ambient që tashmë është kthyer në qendër të verifikimeve të grupit hetimor. Pikërisht nga ky vend, sipas dyshimeve të autoriteteve, ai nuk ka dalë më vetë.
Zbardhja e lëvizjeve të fundit të 34-vjeçarit ka çuar hetuesit në identifikimin e Armand Shakajt, 41 vjeç, i cili është shpallur në kërkim policor pasi dyshohet se ka mbajtur peng të riun. Ndërkohë, në kuadër të të njëjtit hetim është arrestuar Enea Zyferi, 25 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.
Burime nga hetimi bëjnë me dije se gjatë kërkimeve është gjetur motomjeti i 34-vjeçarit, ndërsa është sekuestruar edhe automjeti me të cilin dyshohet se ai është transportuar pas hyrjes në ambientin e monitoruar nga hetuesit.
Kontrolle të shumta janë zhvilluar në objektin ku dyshohet se është mbajtur peng 34-vjeçari, si dhe në disa zona të tjera, por deri tani nuk ka asnjë gjurmë të tij. Hetuesit po analizojnë pamjet filmike dhe provat e mbledhura për të rindërtuar me saktësi itinerarin e tij të fundit.
Ndërkohë, fotoja e publikuar konsiderohet një nga provat e fundit vizuale që dokumenton lëvizjet e 34-vjeçarit para zhdukjes misterioze, një ngjarje që ka vënë në lëvizje strukturat e Policisë së Tiranës dhe Prokurorisë.
Kërkimet për gjetjen e të riut vijojnë, ndërsa policia po punon për lokalizimin dhe arrestimin e Armand Shakajt, i cili mbetet personi kryesor i dyshuar në këtë çështje.
FOTO:

VIDEO:
Njollat e gjakut të konstatuara në makinën e personit të shapllur në kërkim, Armand Shakaj, kanë ngritur dyshime të forta se Eglant Koçi, është marë peng dhe më pas vrarë nga shoku i tij.
Makina e personit të dyshuar në këtë vrasje është gjetur në ambjentet e një lavazhi në zonën e “5 Majit” në Tiranë, ku Shakaj, besohet se e ka çuar për ta larë dhe pastruar nga njollat e gjakut.
Policia kriminale, ka zbuluar përmes analizave biologjike se njollat e gjakut të gjetura brenda në makinë i përkasin të zhdukurit, Eglant Koçit.
Ky i fundit është marë peng dhe më pas vrarë në ambjentet e makinës nga shoku i tij, 41-vjeçar Armand Shakaj. Për të zhdukur provat e krimit, Shakaj mësohet se ja ka lënë makinën shtetasit Enea Zyferi, i cili rezulton të jetë kamarier në lokalin e Shakaj.
Zyferi mësohet se ka marë makinën dhe e ka çuar në ambjentet e një lavazhi për ta larë, por për shkak se nuk ka pasur njerëz në punë, makina nuk është larë, duke u planifikuar të lahej e parë në orët e para të nisjes së punës.
Por mjeti tashmë është zbuluar nga policia e Tiranës, e cila tashmë ka nisur hetimet për Pengmarje, vrasje me paramendim dhe zhdukjen e kufomës.
Në pranga për këtë ngjarje ka përfunduar vetëm kamarieri i lokalit në pronësi të Shakaj, Enea Zyferi.
Ndërsa Armand Shakaj, është shpallur në kërkim. Por pavarësisht se dy persona janë proceduar, policia e Tiranës mbetet e paqartë deri në këto momente se cili ka qënë shkaku apo motivi që solli vrasjen e Eglant Koçit si dhe ku është fshehur trupi i pajetë i tij.
Kërkime të shumta janë kryer gjatë këtyre ditëve po pa pasur asnjë rezultat. Kontrollet janë kryer nëpër periferi të Tiranës, deri në Dajt dhe drejt Elbasanit. Asgjë deri më tani nuk është gjet për fatin e tij.
Eglant Koçi është zhdukur më 4 qershor, dhe për herë të fundit është parë në zonën pranë sheshit “Ëillson” në kryeqytet, teksa po lëvizte me motorin e tij me targa “CT969”. Policia ka arritur të gjejë nga kamerat e sigurisë edhe disa episode të lëvizjes së tij me motor nëpër Tiranë.