Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar inauguron ambientet e reja, kryetari Erjon Bani: Sallat garantojnë rendin, sigurinë dhe dinjitetin njerëzor
Publikuar më 11.05.2026 nga shekulli_admin
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuara ka inauguruar sot ambientet e reja. Në fjalën e tij, kryetari në detyrë, Erjon Bani tha se transformimi nisi si përgjegjësi institucionale.

Sipas tij, sot po vendoset një standard i ri, ku siç theksoi ai, drejtësia është para se gjithash një shërbim për qytetarin.
Bami në fjalën e tij para të pranishmëve deklaroi se transformi i ambienteve të kësaj gjykata nuk është luks, por domosdoshmëri institucionale.
“Sot po vendoset një standard i ri institucional për GJKKO, më modern, më funksional, më dinjitoz dhe më transparent. Drejtësia është, para së gjithash, një shërbim për qytetarin. Gjykata nuk ekziston për veten e saj, por për qytetarin dhe për besimin publik. Ambienti ku jepet drejtësi është pjesë e vetë mesazhit të drejtësisë dhe e cilësisë së saj. Frymëzimi për këtë transformim erdhi nga përvoja në gjykatat e Shteteve të Bashkuara. Infrastruktura gjyqësore është pjesë e kulturës së drejtësisë dhe e autoritetit të ligjit. Ky transformim nuk është luks, por domosdoshmëri institucionale dhe përgjegjësi ndaj qytetarit. Sallat e gjykimit janë zemra e gjykatës dhe duhet të garantojnë solemnitet, barazi dhe dinjitet”, tha ndër të tjera Bami.
Kryetari i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), Erjon Bani theksoi se sallat e reja të gjykimit ofrojnë kushte më të mira për të pandehurit, më shumë rend dhe siguri, duke marrë parasysh se gjykata shqyrton çështje sensitive që lidhen me korrupsionin, krimin e organizuar dhe terrorizmin.
Në fjalën e tij gjatë aktivitetit të përurimit të ambienteve të reja, Bani u shpreh se për rikonstruksionin e sallave janë marrë parasysh edhe standardet ndërkombëtare për trajtimin dinjitoz të të pandehurve. Sipas tij, janë krijuar kushtet që të akuzuarit të marrin pjesë në seancë të lirë, në ambiente më të përshtatshme dhe më të sigurta.
Gjyqtari u shpreh ka edhe ambiente të veçanta, ku të pandehurit mund të komunikojnë në mënyrë private me mbrojtësit e tyre.
“Në rikonstruksionin e sallave të gjykimit, kemi pasur parasysh edhe standardet ndërkombëtare për trajtimin dinjitoz. GJKKO shqyrton çështje me natyrë të veçantë për korrupsionin, krimin e organizuar dhe terrorizmin, shpesh marrin pjesë edhe persona të paraburgosur. Ishte e rëndësishme që sallat e gjykimit të garantojnë rendin, sigurinë dhe të drejtat proceduriale, dhe dinjitetin njerëzor.
Në këtë drejtim, janë krijuar kushtet që të marrin pjesë në seancë të lirë, dinjitoze, në ambiente të përshtatshme, të sigurta. Çdo masë fizike në seancën synon që të komunikojë në mënyrë efektive me mbrojtësin e tij.
Janë parashkruar ambiente të veçanta si pjesë funksionale, ku të pandehurit mund të komunikojnë në mënyrë private me mbrojtësit e tyre. Një gjykatë e posaçme, siguria është kusht për pavarësinë e gjykimit dhe për mbrojtjen e atyre që hyjnë në gjykatë. Janë bërë investime në siguri.
Siguria nuk është menduar si reagim pas ngjarjes, por si kulturë institucionale. Një gjykatë e sigurt është më e pavarur, dhe që fiton respektin publik.”, tha Erjon Bani.
Po ashtu, Bani bëri me dije se është krijuar edhe një hapësirë e dedikuar vetëm për median, duke theksuar rëndësinë e komunikimit me shtypin si një hapësirë transparence që lidhet drejtpërdrejt me publikun. Gjithashtu një hapësirë të dedikuar do të ketë edhe për dëshmitarët.
“Sot përurojmë edhe zyrën e medias, një hapësirë e aksesueshme vetëm për gazetarët. Gjykata nuk do të jetë e mbyllur ndaj publikut. Media ka rol të pazëvendësueshëm në forcimin e transparencës, dhe krijimi i hapësirës për gazetarët e sheh transparencën si pjesë e kulturës së saj institucionale. Është krijuar edhe një hapësirë e dedikuar për dëshmitarët, do të ndihet i sigurt dhe i mbrojtur. Një ambient i dedikuar për dëshmitarët është garanci për mbrojtje dhe proces më cilësor. “, u shpreh Bani.