Dua Lipa dhe Callum Turner kurorëzojnë dashurinë e tyre në Londër, artistja shqiptare dhe aktori britanik drejt dasmës 3 ditore në Sicili
Publikuar më 01.06.2026 nga shekulli_admin
Dua Lipa dhe Callum Turner janë martuar! Këngëtarja shqiptare me famë botërore dhe aktori i njohur britanik kanë kurorëzuar dashurinë e tyre në një ceremoni intime në Old Marylebone Town Hall në Londër, këtë të dielë, 31 maj.
Çifti ishte i shoqëruar nga një grup i vogël të afërmish, sipas fotografive të publikuara nga The Daily Mail dhe The Sun.
Sipas Vogue, Lipa ka veshur një fustan shumë të veçantë nga Schiaparelli couture, dizajnuar nga Daniel Roseberry.
Siç mund ta shihni, ajo e ka kombinuar veshjen me doreza të njëjta dhe një kapelë të madhe të bardhë, ndërsa ecën dorë për dore me Turner, i cili ka veshur një kostum dhe kravatë ngjyrë blu të errët.
Pas celebrimit civil në Londër, artistja shqiptare Dua Lipa dhe bashkëshorti i saj, Callum Turner, po përgatiten për një dasmë madhështore në Sicili.

Sipas raportimeve, dasma do të zhvillohet në Palermo dhe do të zgjasë tri ditë, duke nisur nga e enjtja. Ceremonia kryesore pritet të mbahet në Villa Valguarnera, një rezidencë historike e konsideruar ndër vilat më luksoze dhe prestigjioze të zonës së Bagherias.
Mediat britanike e kanë përshkruar eventin si “dasma më e madhe në Sicili që prej skenës së Michael Corleone në” The Godfather, duke e krahasuar me atmosferën ikonike të filmit klasik.
Çifti ka rezervuar një kat të tërë suitash në Villa Igiea, hoteli luksoz me pamje nga Deti Tirren, për të akomoduar familjarët dhe të ftuarit VIP.
Lista e të ftuarve pritet të jetë mbresëlënëse, me emra të njohur të muzikës, modës dhe kinemasë. Mes tyre përmenden Elton John, Mark Ronson, Charli XCX, si dhe stilistët e famshëm Donatella Versace dhe Simon Porte Jacquemus.
Po ashtu, mediat raportojnë se Dua Lipa ka udhëtuar ditët e fundit në Itali për të finalizuar detajet e fustanit të nusërisë së bashku me Donatella Versace. Burime pranë çiftit sugjerojnë se artistja mund të shfaqet me një fustan ekskluziv të krijuar posaçërisht nga shtëpia e modës Versace.
Dua Lipa dhe Callum Turner nisën lidhjen e tyre në fillim të vitit 2024, ndërsa fejesën e konfirmuan verën e kaluar. Dasma e tyre pritet të jetë një nga ngjarjet më të komentuara të showbiz-it ndërkombëtar këtë vit.
