Ministri i Politikës Sociale, Fatmir Limani ka treguar dje se nuk ka asnjë prioritet tjetër përveç se të zbatojë urdhrat e Kryeministrit, thuhet në kumtesën e sotme të BDI-së.
“Reagimi i tij turpërues, që vendosi të hapë çerdhen vetëm pas një kritike publike të Kryeministrit, është një dëshmi e qartë se ai nuk është as ministër i fëmijëve dhe qytetarëve, por thjesht një vegël politike që nuk vepron për interesat e popullit, por për të plotësuar kërkesat e pronarit të tij.
Kjo sjellje nuk është vetëm një problem personal i ministrit, por një problem edhe i partisë që e ka emëruar atë.
Ky ministër, a është i Besës, apo është vetëm një instrument i kryeministrit, dhe jo i interesave të qytetarëve dhe fëmijëve.
Besa, e cila pretendon të përfaqësojë interesat e qytetarëve, duhet të marrë përgjegjësinë për këtë situatë”, thuhet në reagim.
Nga atje pyesin se a do të vazhdohet të mbështetet një ministër që është vetëm një vegël e pushtetit të kryeministrit, apo do të shprehin qëndrim për këtë abuzim të autoritetit dhe mungesën e përkushtimit ndaj qytetarëve?.