Sérvia e Montenegro

auto_121739639723.jpg
Sérvia e Montenegro, Bota Sot, Albanês
2025-02-15 17:30:35
Sipas të dhënave të pranuara nga Qendrat Komunale të Numërimit, në të cilat është duke vazhduar apo ka përfunduar procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë nga Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, deri më 15 shkurt 2025, ora 16:00, janë numëruar 46.19% e vendvotimeve apo 1,170 nga 2,533. Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në 9 Qendrat Komunale të Numërimit (QKN) në komunat: Novobërdë, Obiliq, Shtërpcë, Junik, Hani i Elezit, Ranillug, Partesh, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut. “Më 15 shkurt, në orë 16:00, ka filluar procesi i numërimit edhe në QKN-në e komunës së Mamushës. Në përgithësi, procesi i numërimit është duke vazhduar në 26 Qendra Komunale të Numërimit“, njofton KQZ. Source link
auto_Bajram-Begaj1739599275.jpg
Sérvia e Montenegro, Bota Sot, Albanês
2025-02-15 06:09:26
Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj ishte i pranishëm në pritjen e zhvilluar nga ambasada e Prishtinës në Tiranë, me rastin e 17 shkurtit, ditës së Pavarësisë. Ndërsa vlerëson rolin e Ibrahim Rugovës, si lider dhe President historik i Kosovës, Adem Demaçit dhe luftës heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në përballje me një regjim kriminal tëi ish- Jugosllavisë, presidenti Begaj i bën apel dhe Bashkimit Evropian që të lehtësojë raportet me Kosovën, gjithashtu dhe vendeve anëtare që nuk e kanë njohur Kosovën, të mos vonojnë që ta njohin atë. “Urime ditën e Pavarësisë! Kosova e fitoi pavarësinë e saj përmes rezistencës paqësore të burrave të mençur, si Ibrahim Rugova lider dhe President historik i Kosovës, Adem Demaçit dhe luftës heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në përballje me një regjim kriminal të ish- Jugosllavisë. Ajo u ndërtua mbi sakrificat e mijëra burrave dhe grave që guxuan të ëndërrojnë...
auto_480154830_1194548455369766_6997114795666835179_n1739557784.jpg
Sérvia e Montenegro, Bota Sot, Albanês
2025-02-14 18:41:58
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës, Donika Gërvalla në një postim të saj në facebook ka bërë të ditur se ka takuar Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Bavarisë, Eric Beißëenger. Gërvalla thotë se ka përmendur rritjen e jashtëzakonshme ekonomike të Kosovs dhe mundësitë për rritjen e investimeve gjermane në Kosovë. Postimi i plotë: Gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih, takova z. Eric Beißëenger, Sekretar i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Bavarisë, me të cilin biseduam rreth forcimit të bashkëpunimit ekonomik mes Kosovës dhe Bavarisë. Theksova rritjen e jashtëzakonshme ekonomike të Kosovës dhe mundësitë për rritjen e investimeve gjermane në Kosovë, si dhe për shkëmbime në teknologji, inovacion dhe arsim profesional. Source link
auto_771739524605.jpg
Sérvia e Montenegro, Bota Sot, Albanês
2025-02-14 09:25:21
Një moment i papritur me Rozana Radin në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka bërë xhiron e rrjetit, duke u kthyer në një nga temat më të komentuara në TikTok dhe rrjete sociale. Teksa ndodhej në dhomën e gjumit e veshur me një robdeshamber, këngëtarja dhe moderatorja pësoi një incident të sikletshëm. Në një moment të pakujdesshëm, robdeshamberi iu hap aksidentalisht, duke i zbuluar gjoksin para kamerave. Rozana Radi Ky episod nuk ka kaluar pa u vënë re nga ndjekësit e reality show-t, të cilët menjëherë e kanë shpërndarë në platforma të ndryshme sociale. Klipet nga ky moment janë bërë virale në TikTok, ku përdoruesit kanë reaguar me komente të ndryshme, nga ato humoristike deri tek ato që e konsiderojnë një moment të sikletshëm për artisten. Pavarësisht incidentit, Rozana e ka kaluar situatën me sportivitet, duke vazhduar qëndrimin e saj në BBVA pa ndonjë reagim të madh. Megjithatë, ky...
auto_jete-lule-768x6701739491234.jpg
Sérvia e Montenegro, Bota Sot, Albanês
2025-02-14 01:54:13
Thëniet e Orhan Pamuk rezonojnë dhe mbahen mend shumë kohë pasi i keni lexuar për herë të parë.  Ky shkrimtar turk, fitues i çmimit Nobel për Letërsi në vitin 2006, befasoi mbarë botën me mënyrën e tij të veçantë të të kuptuarit të jetës. Edhe pse ky eseist i mrekullueshëm fillimisht studioi arkitekturë, ai e braktisi këtë kurs studimi dhe iu përkushtua me trup e shpirt letërsisë. Atij iu desh të përballej me kundërshtimet e familjes së tij që nuk shihnin të ardhme në këtë sektor profesional. Megjithatë, një personazh i fortë dhe i pavarur e ka shoqëruar gjithmonë dhe është ngulitur në shumë nga thëniet e Orhan Pamuk. “Unë jam një mbrojtës anonim i të gjithë heronjve anonimë që luftojnë për besimet e tyre dhe vuajnë padrejtësitë në këtë vend laik dhe materialist. Unë nuk i përkas asnjë organizate. Unë i respektoj të drejtat e njeriut dhe nuk e...
auto_111739464818.jpg
Sérvia e Montenegro, Bota Sot, Albanês
2025-02-13 16:47:32
Avokati shqiptar, Spartak Ngjela ka reaguar në lidhje me vendimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, mbi emërimin e Richard Grenell, si udhëheqës i qendrës “Kennedy” për arte skenike, në Washington. Ngjela përmes një postimi në Facebook u shpreh se prapa këtij vendimi, po fshihet diccka duke thënë se diçka po ndodhë. “Ne dialogun Kosovë Serbi, Grenell ishte hapur me Serbinë. A thua se dhe Trump me kast, pikërisht për këtë e dërgoi. Se edhe Trump në Rusi i ka investimet me miliarda. Po pse u tërhoq Trump? Sepse për interesin e Amerikës, presidentëve u është bërë gjithmonë impiçment në Kongresin Amerikan, për t’i shkarkuar. Sado para që të fitojë Grenell në atë qendër, ai u largua sepse, siç duket shërbimi i ka vërtetuar Trump-it se Grenell është nën influencën e Rusisë”. Avokati tha se duhet të presim për ta parë më qartë degradimin e Richard...
auto_Screenshot_4-21-780x4391739425975.png
Sérvia e Montenegro, Bota Sot, Albanês
2025-02-13 06:10:42
Përhapen gjithnjë e më shumë thashethemet se Audi nuk ka në plan të ketë një pasardhës për modelin A7 Sportback. Pavarësisht se A7 është një nga limuzinat ose kupeët më atraktive me katër porta, siç dëshironi ta quani, duket se Audi është gati të ndalojë prodhimin e këtij modeli. Gjatë verës do të dalë modeli i ri A6, dhe duket se ky model do të zërë hapësirën që kishte A7. Koha po ndryshon, dhe disa vjet më parë, prodhuesit e makinave gjermane premium, përfshirë Audin, përpiqeshin të mbushnin çdo hapësirë në ofertën e tyre. Klasikët si Mercedes CLS janë larguar, BMW Seria 6 Gran Coupe është bërë pjesë e së kaluarës, dhe Volkswagen ka pensionuar Arteon. Tani, duket se oferta është thjeshtuar, ndoshta për shkak të zgjerimit të mëparshëm me modelet elektrike të veçanta. Më parë, A5 Sportback duhej të largohej, pasi modeli i ri A4 u riemërua si A5....
auto_Untitled1739392987.jpg
Sérvia e Montenegro, Bota Sot, Albanês
2025-02-12 21:01:48
Në Shqipëri, deputetja socialiste Klotilda Bushka, kryetar e komisionit parlamentar të ligjit, e vënë nën hetim si e dyshuara për “veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, hodhi poshtë të martën, deklarimet e bëra në prokurorit nga një prej personave të marrë në pyetje për rastin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxa. Me të dy, ajo ka lidhje të ngushta të hershme si dhe ka bashkëpunuar me zonjën Xoxa. “Po e kam takuar vajzën në fjalë, si një person me të cilën kam punuar dikur dhe me të cilën kam lidhje gjaku, është kushërirë e imja. Ina Goxhajn e kam kushërirë”, shpjegoi ajo gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë socialiste para të cilit zonja Bushka kishte kërkuar vetë që të paraqiste pozicionin e saj. Varianti i ofruar nga zonja Bushka është se “e kam qetësuar, duke e këshilluar të thotë të vërtetën dhe...
auto_Lutfi-Haziri_2023-04-30-205506_pgvw-600x3601731920688.jpg
Sérvia e Montenegro, Bota Sot, Albanês
2025-02-12 11:54:22
Nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri tha se kryetari i këtj subjekti politik, Lumir Abdixhiku e mban rendin në LDK. “LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie.Ky rend shtëpie dhe kultura jonë politike e solli Lumir Abdixhikun në krye të LDK-së, i cili e mban rendin e shtëpisë.LDK, me Lumirin në këtë proces, organizoi parafushatë të jashtëzakonshme, proces fushate shembull dhe solli në ditën e zgjedhjeve standard të ri në politikë.”, shkroi Haziri në Facebook. Ai shtoi se për udhëheqje presin kryetarin e tyre. “Pa LDK-në as nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese.LDK respekton vullnetin qytetar dhe në mënyrë të përgjegjshme e pret Kryetarin e saj me na udhëheq në pjesën e tretë të zgjedhjeve, atë paszgjedhore. Koha për durim!”, përfundon ai. Source link
auto_Pamja_e_castit_2025-02-12_0051471739317996.png
Sérvia e Montenegro, Bota Sot, Albanês
2025-02-12 02:22:34
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Spitalin Rajonal të Dibrës, ku një konflikt mes drejtoreshës dhe përgjegjësit të financave ka degjeneruar në dhunë fizike. Sipas informacionit të Policisë, shtetasi Sh.U., 37 vjeç, ka denoncuar në komisariatin lokal se ishte goditur në fytyrë nga drejtoresha I.Sh., 44 vjeçe, pas një sherri verbal mes tyre. Pas hetimeve, specialistët e Komisariatit të Policisë Dibër kanë nisur një procedim penal ndaj drejtoreshës për akuzën e “Plagosjes së lehtë me dashje”. Dosja i ka kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër për vijimin e procedurave ligjore. Njoftimi i Policisë: Me datë 11.02.2025, rreth orës 12.00, në Komisariatin e Policisë Dibër është paraqitur shtetasi Sh.U., 37 vjeç, banues në Peshkopi, (me detyrë Përgjegjës finance në Spitalin Rajonal Dibër) dhe ka kallzuar se në ambientet e spitalit pas një konflikti verbal, është goditur me një send të fortë në fytyrë...
plugins premium WordPress
Translate »