Policia ka shpallur në kërkim Trifon Muratajn, administratorin e kompanisë ‘Banaking’, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Shpallje e tij në kërkim është bërë pasi një punëtor i kompanisë së tij, që operon në portin e Durrësit, u dëmtuar aksidentalisht në sy, gjatë punës.
Vijon puna për kapjen e tij.
Njoftimi i policisë:
Në lidhje me një lajm të publikuar në media, për dëmtimin e një shtetasi në vendin e punës, bëjmë me dije se:
Më datë 18.02.2025, shtetasi A. G., 48 vjeç, banues në Durrës, punonjës i një kompanie që operon në portin e Durrësit, është dëmtuar aksidentalisht në sy, gjatë punës.
Për këtë rast, ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, grupi hetimor, i cili ka kryer veprimet e para për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e shtetasve përgjegjës.
Materialet procedurale për rastin, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës i kanë referuar në Prokurorinë e Durrësit, më datë 18.02.2025.
Në vijim të veprimeve, më datë 18.02.2025, është shpallur në kërkim shtetasi T. M., 56 vjeç, banues në Tiranë, administratori i kompanisë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.