“Nuk duam hakmarrje! Dhimbja jonë asht e madhe!”/ Mes lotësh flasin prindërit e Martinit: Thoshte se do bëhej futbollist i madh! Do ikim në SHBA
Një tragjedi që ka pikëlluar mbarë Shqipërinë ajo e Martinit të vogël, që në moshën 14-vjeçare u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij.
Prindërit e Martinit, të cilët për herë të parë flasin pas ngjarjes, japin një mesazh tepër fisnik!
“Nuk duam hakmarrje”, thonë ata.
Prindërit e Martinit
Babai i Martinit: Pas shkolle vinte hante bukë dhe ikte në stërvitje. Deri në klasë të pestë ka qenë me nota 10. Donte të bënte si Ronaldo, do më njohë bota thoshte, mos u mërzit për mua. Mbante shokët afër, i qeshur. Një djalë njëherë kishte qenë në pishinë me të dhe u kthye nga Italia pas ngjarjes. Një engjëll i vërtetë, Zoti e mori me vete. Martini kishte një sens humori, ishte një lidership që i bënte të gjithë njerëzit për vete. M’u duk e pabesueshme kur kam parë 500 nxënës nga çdo çep që kanë ardhur për ngushëllim.
Si e morët vesh lajmin?
Babai i Martinit: Mësuesja e Martinit kishte telefonuar nusen time. Martini, i thotë ajo është te Trauma është zënë me disa çuna. ‘Po marr një taksi po iki te trauma’ më thotë gruaja. Unë njoftova një koleg dhe shkova dhe unë.
Keni folur me mësuesen me personat e shkollës, për përleshjen fizike? Keni pasur kontakt me babanë?
Babai i Martinit: S’kam asnjë lloj informacioni, s’do kishte prind që do e lejonte fëmijën e vet të ketë sherre. Asnjë lloj informacioni nuk kishim. Nuk kemi pasur kontakt por kjo është e pamjaftueshme, nuk e di, edhe ai si prind nuk besoj se do të jetë krenar se ka djalin kriminel, s’kemi pas asnjë lloj kontakti.
Biseda e fundit me djalin?
Babai i Martinit: Babush po iki për shkollë. Do më japësh një 2 mijë leksh nesër për shkollë. Po çfarë do hash ti me 2 mijë lekë i thashë? Një tost më tha nuk blej gjëra të shtenjta. Nuk kishte shprehur asnjë lloj shqetësimi.
A do të takoheshit me djaloshin tjetër?
Babai i Martinit: Jam aq i tronditur, sa nuk e përballon truri im që ta takoj. Nuk jam njeri hakmarrës. Jam njeri që uroj që të gjithë njeëzit të kenë paqe dhe lumturi.
Ndjejmë një dhimbje shumë të madhe. Zemra na ka dalë nga vendi. Na iku një Engjëll nga mesi i familjes sonë. Gjë më të keqe nuk ka, nuk i dëshiroj askujt, por kam një mesazh për të gjithë që bashkohen me dhimbjen tonë. Është djali jonë i parë, kemi edhe një tjetër 12 vjeç. Kemi vuajtur shumë me fëmijët. Nusja është marrë vetëm edukimin e fëmijëve. I kam përballuar vetë jetës me 12-16 orë punë, por ja që ëndrra nuk mu realizua, mu pre në mes, sidomos Martinit, birit tim të shenjtë.
Nëna e Martinit: Ishte shumë fëmijë i dashur, ku ta gjej djalin unë? Martini thoshte do bëhem futbollist i madh, do të bëhem i famshëm o mami. Bëja bisedë çdo natë me të, nuk më tha asnjë fjalë të vetme.
Babai i Martinit: Çdo shok i tij, çdo komshi thoshte që Martini ishte i bukur, i çiltër, talent, dëshira e tij ishte futbolli mësimet, bëhu futbollist i thoja do të të ndihmojë babi. Shpresoj të largohemi për Amerikë, vëllai na ka bërë dokumentet për bashkim familjar dhe presim përgjigje presim me padurim përgjigjen./ TCH