Nuk ka “ëndërr amerikane” për Silvinjon, Bekam zgjedh një nga miqtë e Mesit si trajnerin e ri të Inter Majemit
Publikuar më 22.11.2024 nga shekulli_admin
Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, nuk është i përzgjedhuri i Devid Bekam për të marrë drejtimin e Inter Majemit. Emri i teknikut të kuqezinjve kishte qarkulluar në mediat spanjolle si një opsion për të drejtuar klubin amerikan pas largimit të Tata Martinos.
Por duket se Bekam nuk ka ndër mend që të zgjedhë një person jashtë rrethit të ngushtë të Lionel Mesit. Edhe trajneri do të jetë po brenda këtij grupi miqsh, pasi bëhet fjalë për një emër të cilin argjentinasi e njeh shumë mirë, bashkëkombasin e tij Havier Masçerano.
Ish-mesfushori i njohur argjentinas, ka qenë në periudhën e fundit trajner i përfaqësueses U20 të Argjentinës. Por “TyC Sports” bën të ditur se ai ka pranuar ofertën e Bekam dhe do t’i japë lamtumirën kësaj përfaqësuese për t’u ulur në pankinën e skuadrës ku luajnë shumë shokë të tij nga vitet te Barcelona si Mesi, Suarez, Alba apo Buskets.
Inter Majemi raportohet se kishte pasur bisedime edhe me Çavin, por ky i fundit nuk kishte pranuar të largohej nga Europa dhe kishte preferuar që të qëndronte pushim deri në fund të këtij sezoni.
Vendi i fundit në grup, rënia një ligë më poshtë, apo loja e shfaqur e Shqipërisë në Ligën e Kombeve, i ka lënë një shije të hidhur ambientit rreth kombëtares. Nuk e fshehu zhgënjimin as Armand Duka, por kreu i FSHF-ës kërkoi një analizë të qetë dhe të detajuar. Në kulmim e diskutimin mbi Sylvinho-n, për të ardhmen e tij, për të ndezur edhe më shumë ambientin ka menduar Mundo Deportivo, me të përditshmen spanjolle e cila lidhin emrin e Sylvinho-s me një transferim të mundshëm tek Inter Miami, skuadër ky militojnë yje si Leo Messi, Suarez etj dhe që është në pronësi të ikonës David Beckham.
Gjithnjë sipas Mundo Deportivo, Tata Martino, trajneri aktual i Inter Miami, pritet të shkarkohet në orët në vijim, ndërsa drejtuesit e klubit amerikan po studiojnë tregun për të gjetur një trajner të ri. Mundo Deportivo shton se favoriti kryesor për të marrë drejtimin e Inter Miami është Xavi Hernandez. Xavi është një mik shumë i ngushtë i Messit dhe pjesës tjetër të ish lojtarëve të Barcelonës, por Xavi dhe Sylvinho nuk janë të vetmit të në këtë listë, pasi sipas gazetës Ole, mes pretendentëve janë edhe emra si Allegri, Ten Hag, Joachim Low, Lampard etj.
Duke u rikthyer te Sylvinho, kujtojmë që braziliani rinovoi kontratën e tij me FSHF edhe me një tjetër vit pas përfundimit në korrik të këtij viti.