Albânia

Keith_Kellog.png
Albânia, 24 Ore, Albanês I dërguari i Shteteve të Bashkuara në Ukrainë për bisedimet pas takimit SHBA-Rusi – 24 ore
2025-02-20 02:49:50
I dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për Ukrainën dhe Rusinë tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara e kuptojnë nevojën për garanci të sigurisë për Ukrainën, ndërsa ai vizitoi vendin për bisedime me zyrtarët ukrainas. Gjenerali Keith Kellogg u tha gazetarëve në Kiev se ai ishte në Ukrainë “për të dëgjuar”, shqetësimet e udhëheqësve ukrainas dhe për t’u kthyer në Shtetet e Bashkuara për t’u konsultuar me Presidentin Trump. Kellogg tha se Shtetet e Bashkuara duan që lufta në Ukrainë të përfundojë, duke thënë se kjo do të ishte mirë për rajonin dhe botën. Bisedimet vijnë në mes të një shtim përpjekjesh diplomatike të përqendruara në luftën e Rusisë në Ukrainë, duke përfshirë presidentin francez Emmanuel Macron që pret udhëheqësit evropianë të mërkurën për një raund të dytë bisedimesh rreth konfliktit dhe mbështetjes evropiane për Ukrainën. Kellogg u takua gjithashtu në fillim të kësaj jave me udhëheqësit evropianë dhe...
WhatsApp-Image-2025-02-18-at-16.07.39.jpeg
Albânia, Shekulli, Albanês
2025-02-20 02:48:43
Produkt i British American Tobacco, Glo, pajisja për ngrohjen e duhanit, tejkalon kufijtë: Çmim prestigjioz për diajnin më të mirë në Evropë Publikuar më 18.02.2025 nga shekulli_admin Pasi fitoi çmimin prestigjioz Evropian të Dizajnit të Produktit në vitin 2024, pajisja inovative glo e BAT siguroi vendin e saj midis liderëve të industrisë së dizajnit. Çdo vit, Çmimi Evropian i Dizajnit të Produktit mbledh qindra aplikime nga e gjithë bota dhe fituesit janë ata që sjellin ide revolucionare dhe ripërcaktojnë standardet në dizajn. Ky shpërblim, i cili njeh përsosmërinë në dizajnin e produktit, riafirmon angazhimin e BAT për inovacion dhe përvojë superiore të përdoruesit. Çmimi Evropian i Dizajnit të Produktit u krijua për të nxjerrë në pah dizajnin më inovativ dhe krijues të produktit në një nivel global. Juria, e përbërë nga dizajnerë të njohur, arkitektë dhe ekspertë të industrisë, vlerëson produktet bazuar në funksionalitetin, estetikën dhe kontributin e tyre në...
IMG_8830.jpeg
Albânia, 24 Ore, Albanês Fredi Beleri kallëzon në SPAK Jorgo Goron, Olta Xhaçkën dhe Artan Gaçin – 24 ore
2025-02-19 19:30:35
Eurodeputeti Alfred Beleri ka bërë një kallëzim penal pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ndaj Jorgo Goros, Artan Gaçit dhe deputetes se rilindjes Olta Xhaçka. Në kallëzimin e tij, ai kërkon ‘shfuqizimin e vendimit/shkresës nr. Prot 22920/1 datë 27.12.2024  të Prokurorisë së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me të cilin njoftohet mosfillimi I procedimit penal ndaj shtetasve të kallëzuar Olta Xhaçka dhe Artan Gaçi.’ Eurodeputetei Beleri kërkon gjithashtu nga GJKKO: ‘Urdhërimin e regjistrimit të procedimit penal për vepren penale të kallëzuara dhe kryerjen e veprimeve hetimore përkatëse. Source link
kafe-1-600x450-1.jpg
Albânia, Shekulli, Albanês
2025-02-19 19:29:24
Lajm i keq për shqiptarët e fiksuar pas kafesë, do të rritet çmimi i saj nëpër lokale Publikuar më 19.02.2025 nga shekulli_admin Shqipëria shumë shpejt pritet të dorëzohet para çmimeve ende të pranueshme të kafesë në bare, pasi importet e këtij produkti po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta. Të dhënat zyrtare nga tregtia e jashtme tregojnë se në muajin janar 2025 një kilogram kafe është importuar 30 për qind më shtrenjtë se në janarin 2024. Në janarin e vitit të kaluar u importuan 486,619 kilogramë kafe me një vlerë totale 216 milionë lekë, ose 462 lekë për kilogram, ndërsa në janar 2025 u importuan 787,834 kilogramë kafe me një vlerë 471,6 milionë lekë ose 598 lekë për kilogram. Krahasimi i çmimeve të importit tregon se një kilogram kafe në janar 2025 kushtoi 30% më shumë se në janarin 2024. Enri Jahaj, Kryetari i Shoqatës së Bar-Restoranteve, pohoi se baret...
IMG_8827.jpeg
Albânia, 24 Ore, Albanês Një trashëgimi e pashlyeshme në komunitetin shqiptar të Amerikës – 24 ore
2025-02-19 08:26:22
Me hidhërim të thellë, komuniteti shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mori lajmin për ndarjen nga jeta të z. Albert Spahi (Beni), pronar dhe drejtor i Albanian Community TV (ACTV). Në moshën 62-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë, ai u largua nga kjo botë, duke lënë pas një trashëgimi të pasur në fushën e kulturës dhe medias shqiptare në diasporë. Albert Spahi ishte një intelektual i formuar dhe biznesmen i suksesshëm. . Pasioni i tij për artin dhe kulturën shqiptare e shtyu të themelonte ACTV, një platformë mediatike që shërbeu si urë lidhëse mes shqiptarëve në diasporë dhe atdheut. Përmes këtij televizioni, ai kontribuoi në ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës, identitetit dhe kulturës shqiptare në tokën amerikane. Përkushtimi i tij ndaj çështjes kombëtare dhe humanizmi i tij e bënë atë një figurë të dashur dhe të respektuar në komunitet. Kontributi i tij do të mbahet mend gjatë dhe do...
Screenshot_1313.jpg
Albânia, Shekulli, Albanês
2025-02-19 08:24:11
Rama: Unë dhe PS, garantuesit e vetëm për mbijetesën e Prokurorisë së Posaçme! Nano u arrestua nga Bufi i kënetës Publikuar më 18.02.2025 nga shekulli_admin Arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj ka qenë kryefjalë e komunikimit që kryeministri Edi Rama zhvilloi me ndjekësit mëngjesin e kësaj të marte në rubrikën e tij, “Sy më Sy”. Rama tha se “nuk do ta tolerojmë një sistem drejtësie të njëanshëm, thjesht dhe vetëm të pavarur, por jo profesional dhe në shkelje të standardeve demokratike”. Kreu i qeverisw vijoi se “nuk do të lejojmë që në emër të pavarësisë, të shkelen liritë dhe të drejtat e njerëzve, të intimidohen njerëzit që merren në pyetje, të kapërcehen fazat e hetimit dhe gjykimit, dhe paraburgimi të bëhet normë, për të kyçur brenda pa gjyq”. “Kur kushtet e domosdoshme duhet të plotësohen për të paraburgosur dikush janë të qarta dhe praktikisht nuk kanë të bëjnë me...
takimi-rusi-ukraine-ne-riad.jpg
Albânia, Shekulli, Albanês
2025-02-18 16:55:15
Përfundon takimi SHBA-Rusi për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, çfarë u diskutua për 4 orë në Riad Publikuar më 18.02.2025 nga shekulli_admin Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) ka bërë të ditur se takimi i delegacionit amerikan me atë rus në Riad të Arabisë Saudite, ka përfunduar pas mbi katër orësh. Një zëdhënës i DASH-it ka thënë se palët janë pajtuar për të vazhduar bashkëpunimin në çështje të interesit të përbashkët gjeopolitik, për mundësi ekonomike dhe mundësi për investime, që dalin nga dhënia fund e luftës së Moskës në Ukrainë. Yuri Ushakov, këshilltari për politikë të jashtme i presidentit rus, Vladimir Putin, ka thënë të martën se takimi ka qenë i sukseshëm. Ushakov ka thënë se palët janë pajtuar për kushtet e një takimi mes Putinit dhe presidentit amerikan, Donald Trump. Ai ka thënë se një takim mes dy liderëve nuk ka mundësi të zhvillohet javën tjetër, dhe se nuk...
800-0-1739785571xberisha-881.jpg
Albânia, Shekulli, Albanês
2025-02-18 03:29:31
Berisha paraqitet në SPAK dhe premton: Do ta shkrijmë pas 11 majit, prokurorët do të burgosen Publikuar më 17.02.2025 nga shekulli_admin Sali Berisha pas daljes nga SPAK në vijim të zbatimit të masës “detyrim paraqitje”, nuk kurseu sulmet ndaj Altin Dumanit, teksa deklaroi se nëse fiton në 11 maj Prokuroria e Posaçme do shkrihet, ndërsa prokurorët e lidhur me bandat do futen në burg. Sipas Berishës, SPAK ia tejkalon edhe drejtësisë së Enver Hoxhës dhe Hitlerit dhe shtoi se “është institucion për t’u shuar me çdo kusht”. “Të njëjtën fat me bandat do kenë prokurorët e lidhur me bandat. Ky institucione nuk do ekzistojë. Një institucion jashtë çdo kontrolli duhet shuar me çdo kusht. Ky institucion s’mund të kontrollonte kurrë gjykatësit. Kur kontrollohen telefonat e gjykatësve speciale ke krijuar drejtësi që as Hitleri dhe Enveri nuk e kishin. Merr fund që këtu. Ju njerëz të mediave duhet të denonconi më fuqishëm. Afërmendsh tha...
veliaj-xoxa1.jpg
Albânia, Shekulli, Albanês
2025-02-17 12:37:49
Nën hetim nga SPAK, reagon bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa: Nuk kam lidhje me imazhin e kukullës me 800 mijë euro fustanë dhe bizhu Publikuar më 17.02.2025 nga shekulli_admin Ajola Xoxa, bashkëshortja e Kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, reagoi sot në lidhje me hetimet e SPAK që çoi në arrestimin e bashkëshortit, ndërsa vetë po hetohet nën masën e sigurisë ‘detyrim me paraqitje’ Reagimi  Të gjithëve ju që më lexoni, ju kërkoj të parafytyroni vetëm faktin që unë jam e hetuar, por jo e pandehur, pavarësisht se e dënuar dhe e ekzekutuar pa gjyq në gjyqin e politikës, medias dhe rrjeteve sociale. Vonesa e këtij sqarimi të detajuar, lidhet me faktin se unë fustanët dhe bizhutë 800 mijë euro i kam marrë vesh në të njëjtën kohë me ju. Nga mediat. Ndërsa akt-akuzën qindrafaqëshe e kam marrë vetëm pasi jam akuzuar për këtë shifër tromaksëse dhe për një sërë...
koco_broka.jpeg
Albânia, 24 Ore, Albanês Kur krenohesh për marrjen e borxhit. A ka vend për eufori? – 24 ore
2025-02-16 22:38:28
Nga KOÇO BROKA Në këtë javë bombardimesh lajmesh, njëri më i rëndësishëm se tjetri, dje u përhap si rrufe lajmi për marrjen e Eurobondit. Sipas mediave:“Ministria e Financave thotë se ky është emetimi më i suksesshëm i Republikës së Shqipërisë, që prej emetimit të parë në vitin 2010, për shkak të kërkesës shumë të lartë të investitorëve për të ofruar më shumë para sesa kërkesa e vendit.Norma fillestare e eurobondit ka qenë 5.5% thotë Ministria e Financave por për shkak të ofertës më të lartë se kërkesa pasi ishin 195 investitorë të interesuar për këtë emetim edhe norma e interesit është ulur.”Por si është e vërteta? Le ti hidhet një sy eurobondeve të marrë në vite.Tiparet e Eurobondeve në viteViti Shuma Maturiteti yield2010 300 5 7.625%.2015 450 5 5.875%2018 500 7 3.55%2020 650 7 3.63%2021 650 10 3.75%.2023 600 5 6.125%2025 650 10 5.0% Përsa u përket eurobondve të vitit...
plugins premium WordPress
Translate »