
Rama propozon që Kuvendi i Shqipërisë të ketë më pak ligjvënës: Ta ulim në 101 numrin e deputetëve
Publikuar më 11.09.2025 nga shekulli_admin
Kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama ka propozuar se tashmë është koha për të patur një Parlament me më pak deputetë, nderkohe qe aktualisht Parlamenti ka 140 deputete dhe duhet nderhyrje ne Kushtetute per ndryshimin e numrit!
Në fjalën e tij në Asamblenë e PS, Rama tha se është koha që Parlamenti të ketë 101 deputetë, madje edhe më pak sipas tij, nëse është e mundur.
“Elisa, Niko, Taulanti me Majlindën, Ardean e disa deputetë të tjerë kishin për detyrën hartimin e një projekti për ndërtimin e komisioneve të reja parlamentare. Ata kanë analizuar ecurinë, strukturën dhe programin e kuvendit ndër vite. Si dhe kanë vlerësuar nevojën e harmonizimit të strukturës së Kuvendit me strukturën e procesit të negociatave.
Paraprakisht dua të mbroj disa mendime. Së pari në më shumë se 3 dekada, na duhet një cikël i ri reformimi dhe riorganizimi për disa institucione, ndër të cilat edhe për Kuvendin e Shqipërisë. Tepria e numrit të deputetëve.
Zbritja e numrit të deputetëve të Kuvendit në të paktën 101 deputetë, edhe më pak bujrum, do kishte vetëm impakt pozitiv. Prandaj ky ndryshim duhet të jetë objektiv i yni që përkon me vullnetin e zgjedhësve tanë”, u shpreh Rama.
“Pas 10 legjislaturave dhe 1136 njerëzve të zgjedhur deputetë në vitet e jetës demokratike, e para gjë, si rrallë gjë që gjen dakord çdo shqiptar është tepria e numrit të deputetëve”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar që në 4 vitet e ardhshme për Shqipërinë 2030, të ketë riorganizim dhe reformim të disa institucioneve, përfshirë dhe Kuvendin.
Kryeministri tha se Kuvendi duhet të ketë më pak deputetë. Një tjetër çështje është ligji për Kuvendin.
“Së dyti, kuvendi miraton e nxjerr ligje për të gjithë, por nuk ka ende ligjin e vetë, nuk ka pavarësinë e vetë financiare, nuk ka status të deputetëve të vetë, dhe madje kuvendi është pa shtëpi”.
Gjithashtu, Kryeministri Rama kërkoi rishikimin e ndarjes administrative territoriale.
“Së treti, koha ka sjellë në rendin e ditës nevojën e një rishikimi të ndarjes administrative territoriale. Prandaj duhet të ngremë komisionin për të nisur nga puna analitike në funksion të thellimit të kësaj reforme duke reflektuar ndryshimet domethënëse të këtyre viteve me fokus kryesor mirëpërgatitjen në nivelin vendor për Shqipërinë 2030 në BE.
Duhet të kemi një cilësi të re të qeverisjes së vendore, komisioni i kësaj reforme duhet të punojë si komisionet e përhershme duke filluar nga organizimi dhe konsultimi i gjerë publik, duke ftuar dhe forcat e tjera parlamentare për të dhënë kontributin e tyre”.
Së katërti, Rama përmendi nevojë për të bërë Reformën Zgjedhore, duke ftuar në këtë proces edhe opozitën, por siç tha ai, pa penguar punën.
“Ne do të jemi gjithmonë gati t’i dëgjojmë të gjithë në respekt të atyre që i kanë zgjedhur, por nuk do të presim asnjë minutë ata që nuk do të punojnë së bashku në këtë reformë, apo asnjë reformë.
Ka ardhur koha për depolitizim të administratës zgjedhore. Qoftë për komisionet qendrore zgjedhore, qoftë për vonesën në rezultatin zgjedhor, jemi specie unikale në botë”.
Një tjetër pikë është harmonizimi i ligjit për komisionet hetimore.
“Një tjetër nevojë thelbësore që duhet adresuar pa humbur kohë është harmonizimi i ligjit të komisionit hetimor me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese”.
Edi Rama: Do të jemi gjithmonë gati të dëgjojmë të gjithë në respekt të atyre që i kanë zgjedhur, por jo të presim askënd nëse nuk do të punojë për reformat.
Duhet ngritur komisioni i posaçëm për reformën zgjedhore që duhet të adresojë rekomandimet e OSBE ku duhet adresuar depolitizimi i administratës zgjedhore dhe dalja e rezultatit të zgjedhjeve në kohë të pranueshme.
Tjetër pikë është harmonizimi i ligjit për komisionet hetimore me jurisprudencën e Kushtetueses.