Kinezët që zotërojnë kompaninë TikTok kanë nxjerrë zbuluar qëllimin e Edi Ramës për mbylljen e rrjetit social me preteksin se Martini u vra nga bashkëmoshatari i tij për shkak të TikTok.
Qëllimi i Ramës është i ditur, çensura në një rrjet social që nuk e kontrollon dot gjatë vitit elektoral. Hipokrizia e tij nuk ka zgjatur as 12 orë dhe kompania ka reaguar.
Pas njoftimit të sotëm të dhënë nga Edi Rama se platforma TikTok do të mbyllet për një vit në vendin tonë, vjen reagimi zyrtar nga kompania.
Sipas AFP, TikTok në një përgjigje me email të shtunën ndaj një kërkese për koment kërkoi “qartësi urgjente nga qeveria shqiptare” për rastin e adoleshentit të vrarë me thikë.
Kompania tha se “nuk kishte gjetur asnjë provë që autori ose viktima kishte llogari TikTok dhe raportet e shumta kanë konfirmuar në fakt videot që çuan në këtë incident po postoheshin në një platformë tjetër, jo në TikTok”.