Albânia

Berisha-ne-SPAK-770x434-1.jpg
Albânia, Shekulli, Albanês
2024-12-16 23:16:36
Çështja Partizani/ SPAK ankimon vendimin e GJKKO-së, kërkon që Berisha të kthehet në “arrest shtëpie” Publikuar më 16.12.2024 nga shekulli_admin SPAK ka dorëzuar zyrtarisht kërkesën në Apelin e GJKKO-së ku kundërshton vendimin e Gjykatës së Posaçme për të liruar ish-kryeministrin Sali Berisha nga masa “arrest shtëpie”. Dy prokurorët që po hetojnë aferën “Partizani” janë Arben Kraja dhe Enkeleda Minollai, që tashmë dosjen e kanë kaluar në gjykim në GJKKO. Seanca paraprake, nëse do të kalojë ose jo për gjykim, po zhvillohet sot me gjyqtare Flojera Davidhi, e cila i hoqi Berishës masën arrest shtëpie më datë 27 nëntor. Më datë 30 dhjetor 2023, Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për ashpërsimin e masës së sigurisë dhe ndalimit të komunikimit për ish-kryeministrin dhe liderin opozitar, Sali Berisha. Avokati i Berishës tha se ndalimi i komunikimit si privim të lirisë për një deputet dhe e kishte paralajmëruar më herët apelimin e...
dbe8247c-ef11-4c06-aae6-ec4d829049cb-490x450-1.jpg
Albânia, Shekulli, Albanês
2024-12-16 10:54:30
Elton Ilirjani i siguron strehim të përkohshëm Parashqevi Simakut që u zhduk 20 vite më parë. Jetonte te stacioni i trenit në Nju Jork Publikuar më 16.12.2024 nga shekulli_admin Biznesmeni dhe modeli shqiptar në New York Elton Ilirjani ka thënë se do i sigurojë një strehim të përkohshëm Parashqevi Simakut, këngëtares shqiptare e cila kishte humbur kontaktet me familjen dhe lidhjet me Shqipërinë prej më shumë se 20 vitesh.  Gjatë gjithë ditës së djeshme ai ka publikuar në rrjetin e tij social, Instagram, video dhe foto me këngëtaren Parashqevi Simaku, fillimisht në takimin e parë me një kafe dhe më pas pamje të një dhome hoteli në Manhatan ku tha se ajo do të qëndrojë 3 ‘javët e ardhshme, derisa ne të marrim vendimin bashkë me të dhe familjarët e saj se çfarë do bëjmë” Ndërkohë në një video tjetër të publikuar po në rrjetet sociale Ilirjani së bashku me Elvirën zonjën nga...
plugins premium WordPress
Translate »