Sérvia e Montenegro

Sérvia e Montenegro, Bota Sot, Albanês
2024-11-12 11:24:35
Një rast i pazakontë ka ndodhur në Shkodër. Burri ka kallëzuar në polici gruan pasi sipas tij i ka hyrë në rrjetin social Messenger. “Seksioni për Hetimin e Krimeve Kibernetike referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen M. P., 26 vjeçe, banuese në fshatin Lëpushë. Pasi ka kallëzuar bashkëshorti i saj, shtetasi V. D., se 26-vjeçarja ka ndërhyrë dhe ka keqpërdorur rrjetin e tij social “Messenger” sipas policisë. Source link
Sérvia e Montenegro, Bota Sot, Albanês
2024-11-12 02:00:39
Google po zgjeron qasjen e Gemini AI në iOS me lëshimin testues të një aplikacioni, “Google Gemini”. Ky aplikacion i pavarur mund të sjellë përditësime më të shpejta dhe veçori të reja për përdoruesit e iPhone që mbështeten në AI të Google. E integruar më parë në aplikacionin Google Search, Gemini AI tani pritet të ofrojë një përvojë tjetër në iOS 18 dhe versionet e ardhshme të iOS, shkruajnë mediat e huaja. Bëhet e ditur se aplikacioni Gemini përfshin veçorinë e re të quajtur “Gemini Live”. Kjo veçori mund të lejojë Geminin të funksionojë në kohë reale ndërsa përdoruesit kryejnë shumë detyra, duke ofruar ndërveprim zanor dhe një përvojë pa duar ndërsa lëvizin nëpër aplikacione të tjera. Siç raportohet, aktualisht aplikacioni i pavarur është i qasshëm vetëm në Filipine, ku përdoruesit kanë mundur ta shkarkojnë dhe testojnë atë. Kjo sugjeron që gjiganti i teknologjisë po kryen testime rajonale përpara se të...
Sérvia e Montenegro, Bota Sot, Albanês
2024-11-11 17:48:06
Çifti i njohur shqiptar, Bardhi dhe Sara Gjordeni, ditën e sotme (e hënë) kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë. Lajmin e bënë të ditur me anë të një postimi të shpërndarë me ndjekësit në rrjete sociale. Ata duket se janë kthyer në Kumanovë, ku edhe kanë ndërmarrë hapin e rëndësishëm të tyre. Ndër të tjerash, ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3 ka vënë në dukje unazën që i ka dhuruar partneri. “11/11”, thuhet në postim. Duket se këtë datë e kanë ruajtur për një ditë speciale si kjo e tyre. Ata së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë të një vajze. Source link
Sérvia e Montenegro, Bota Sot, Albanês
2024-11-11 09:27:55
Jo më pak se 35 vjet, kam qëndruar në SHBA. Vazhdimisht kam qenë në kontakt dhe miqësi me senatorë dhe anëtarë të Kongresit. Ka ndodhur që e kam ndryshuar vendbanimin, por brenda të njëjtit shtet. Pas ndryshimit të vendbanimit, bëhet edhe regjistrimi për votim. Gjatë regjistrimit, në pyetjen se cilës parti i përkas, kam shprehur se për cilën parti do të votoj varet nga personaliteti i kandidatëve. Ai që premton më shumë, atë do ta votoj. Disa fjalë për D. Trumpin Ai hyn në radhën e më të pasurve në SHBA. Më kujtohet se, para 10-15 vjetësh, shfaqej në rrjetet televizive këtu në Amerikë, jo për asgjë tjetër, por për brutalitetin e tij personal. Ai vizitonte pasurinë e tij dhe e shfaqte ashpërsinë apo mungesën e kulturës. Duke ecur nëpër objektet e tij, i çortonte punëtorët dhe thjesht u thoshte: “Largohu nga puna!” (“You are fired”). Me sjellje të tilla,...
Sérvia e Montenegro, Bota Sot, Albanês
2024-11-11 01:14:54
Të gjithë e kemi përjetuar atë ndjenjën e urisë gjatë orëve të vona të natës. Fatkeqësisht, të konsumuarit ushqim vonë shpesh lidhet me shtimin në peshë për shkak të marrjes së kalorive, pra duket se nuk është zgjedhja më e mirë që mund të bëni. Por nga ana tjetër të biesh në gjumë me stomakun bosh është një torturë më vete, kështu që pse të mos konsumosh një meze të lehtë? Ka disa ushqime të shëndetshme që janë krejtësisht të sigurta për t’u ngrënë natën vonë, të cilat jo vetëm që do t’ju ngopin, por do t’ju ofrojnë edhe disa përfitime shëndetësore. Tërshëra Plot me fibra, një tas me tërshërë do t’ju mbajë të ngopur për gjatë natës, pa ju ngarkuar me karbohidrate ose sheqerna. Ju madje mund të shtoni fruta dhe arrorë për t’i dhënë trupit tuaj vitamina, minerale dhe proteina. Vezë e zier Një vezë e zier fort...
Sérvia e Montenegro, Bota Sot, Albanês
2024-11-10 17:06:15
Një automjet është përfshirë nga flakët pak minuta më parë pranë Spitalit “ Memorial” Fier. Sipas informacioneve paraprake drejtuesi i mjetit ka pikasur zjarrin në ecje dhe pasi ka ndaluar automjetin ka dalë menjëherë prej tij pa…… Source link
Sérvia e Montenegro, Bota Sot, Albanês
2024-11-10 09:08:26
Ruajtja e ekuilibrit tuaj të brendshëm është një pjesë shumë e rëndësishme për të udhëhequr një jetë të shëndetshme dhe për të arritur atë gjendje lumturie që të gjithë dëshirojnë. Në fakt, lumturia, më shumë se një gjendje ekzaltimi maksimal, është një gjendje ekuilibri që mund të gjendet në çdo aspekt të jetës sonë. Por, si mund ta gjejmë këtë ekuilibër? Është e vështirë, pasi çdo ditë është e mbushur me situata që na destabilizojnë, që na bëjnë të shkojmë kudo nga pikat tona më të larta në ato më të ulëta. Ndonjëherë arrijmë të balancojmë veten, por herë të tjera jo aq shumë. Mbush çdo ditë me shpresë dhe padurim Mosbalancimi fillon kur eksitimi del nga dritarja. Të jesh i emocionuar për punën tënde, lindjen e një fëmije, për blerjen më në fund të makinës që ke dashur gjithmonë… ai eksitim e bën jetën tënde të shëndetshme. Ju bën...
Sérvia e Montenegro, Bota Sot, Albanês
2024-11-10 00:04:05
Kryetari i komunës së Likovës, Erkan Arifi, gjatë ditës së shtunë ka vizituar KF Vaksinca, që garon në Ligën futbollistike të komunës së Likovës në Maqedoni. “Gjatë ditës së sotshme, isha për vizitë në Klubin futbollistik ” Vaksinca” , të cilët që nga java e kaluar kan filluar me aktivitete për sanimin e fushës sportive. I lumtë rinisë së f. Vaksincë e disa bashkëfshatarëve, të cilët vullnetarisht me maqinerinë e tyre po kontribojn për krijimin e kushteve që ndeshjet e tyre t’i zhvillojnë në terrenin e tyre. Kryetari, z. Erkan Arifi, ju siguroj se mbështetja nga institucioni komunë, nuk do të i mungoj, duke i garantuar se mjete financiare në Programën e vitit 2025, përveç se do të sigurohen për Ligën komunale, do të sigurohen edhe për çdo klub që garon veç e veç e d.m.th. , edhe për K.F. ‘Vaksinca’”, ka deklaruar Arifi. Source link
plugins premium WordPress
Translate »