Vrau 14-vjeçarin duke e goditur në zemër, autori pozonte në rrjetet sociale me thikën dhe dorën e fashuar pas krimit. Pak para vrasjes, viktima dhe autori debatuan në tualetet e shkollës
Publikuar më 19.11.2024 nga shekulli_admin
Tirana u trondit ditën e djeshme nga vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani dhe plagosja e shokut të tij. Në rrjetin social Snapchat ai ka publikuar një foto me njërën dorë grusht, ndërsa dora tjetër duket e fashur.
Sipas edhe njoftimit të policisë, autori, i cili është arrestuar njoftuan blutë mëngjesin e kësaj të marte, është dëmtuar edhe vetë gjatë konfliktit.
Gjithashtu, para ngjarjes ai ka pozuar me thikën e përdorur në vrasjen e 14-vjeçarit.
Sherri mes 2 adoleshentëve nisi brenda ambienteve të shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”. Zënka mes tyre kishte nisur për shkak të një debati dhe dyshimeve se viktima kishte sharë autorin.
Gjithçka ndodh pas mësimit, ku rreth 200 metra larg shkollës, Martin Cani u godit me thikë në zemër nga autori duke i shkaktuar si pasojë vdekjen në spitalin e Traumës.Vrasja e 14-vjeçarit, Martin Cani, nga bashkëmoshatari i tij pranë shkollës Fan Noli në Tiranë ka tronditur mbarë opinionin publik në vend.
14-vjeçari i vrarë
Lidhur me ngjarjen e rëndë foli sot në studion e News 24 zëdhënësi i policisë, Genti Mullai.
Teksa shprehu ngushëllimet e tij për familjen e adoleshentit të vrarë, Genti Mullai tha se viktima dhe autori debatuan dje ashpër në tualetet e shkollës.
Sipas tij viktima dhe autori patën një konflikt me tone të larta në tualetet e shkollës para se të ndodhte tragjedia jashtë shkollës Fan Noli.
Por kur ata u pyetën nga oficerja e policisë thanë se ishte thjesht një debat që kaloi dhe janë përqafuar me njëri tjetrin duke qeshur për t’iu shmangur në këtë mënyrë pyetjeve të oficeres së sigurisë.
14-vjeçari që ndërroi jetë i tha oficeres së policisë se ka sharë në tualet kot, më pas u pajtuan me njëri tjetrin në prani të oficeres.
Genti Mullai: I shpreh ngushëllime familjes. Është ngjarje që nuk nxjerrë larë askënd. Me informacionet që kemi në shkollën Fan Noli është një oficere policie. Oficerja e policisë ka thënë se ka kryer të gjithë procedurat.
Dy adoleshentët kanë debatuar ashpër në tualet. Mësuesja kujdestare ka marrë adoleshentët dhe i ka dërguar te oficerja e policisë. Agresori dhe viktima nuk kanë qenë problematikë.
Të dy kanë përqafuar njëri-tjetrit, duke qeshur. Këto kanë ndodhur ditën e hënë. Për çfarë ka ndodhur të premten, policia nuk ka pasur informacion. Janë pyetur disa herë dhe janë pajtuar me njëri-tjetrin.
Oficerja e ka referuar ngjarjen në shkollë. Oficerja e policisë ka menduar se konflikti ishte mbyllur, duke qenë se ishin nxënës të mirë në mësime”- tha zëdhënësi.
Shoferi i furgonit që merrte shpesh në makinë adoleshentin tha në emisionin Me zemër të hapur në News 24 të moderatores Evis Ahmeti se Martini ishte djalë i mirë. Ai tha se atë ditë, disa kalamaj i kanë thënë se “kanë therur Martinin” dhe më pas mori vesh lajmin e kobshëm.
Shoferi që merrte në makinë 14-vjeçarin: Atë e kam pas njohur, djalin që ka vdekur. Vinte shpesh herë me mua. Unë e merrja për respekt. Martini ishte djalë i mirë, të tjerët nuk i njoh. Kur kam parë lajmin, më ka ikur mendja. Një burrë i kishte bërtitur të premten Martinit, se di kush ishte ai burri. E çova në shtëpi të premten, por shante.
I thashë mos shaj, se nuk është mirë të shash. Një burrë i madh i ka bërtitur, nëse hapen kamerat gjendet se kush është. Për këtë goditje kishte edhe reagim nga qytetarët. Dje nuk e takova më Martinin. Ca kalamaj në furgon më thanë hajde se e kanë ther Martinin dhe më pas e pashë të shtrirë. Nuk e njoh familjen e viktimës.