Albânia

Screenshot-2025-02-20-at-6.40.36-PM.png
Albânia, 24 Ore, Albanês Deklaratat e Presidentit Trump mbi Ukrainën nxisin reagime të përziera tek ligjvënësit amerikanë – 24 ore
2025-02-21 11:26:20
Deklaratat e bëra gjatë kësaj jave nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump, se Ukraina ishte përgjegjëse për nisjen e konfliktit tre -vjeçar me Ukrainën si edhe cilësimi prej tij i Presidentit Volodymyr Zelenskyy si “”diktator i pazgjedhur”, nxitën kritika në radhët e ligjvënësve demokratë dhe reagime kundërshtuese nga disa ligjvënës të Partisë Republikane. “Është e qartë se Vladimir Putini është përgjegjës për këtë luftë”, u tha gazetarëve senatori republikan, Thom Tillis. “Vendimi i tij çoi në vrasjen, përdhunimin, torturimin dhe rrëmbinin e një numri të pallogaritshëm ukrainasish. Ai është përgjegjës për këtë luftë. Nuk e di si mund të thuhet më qartë”, u shpreh ai. Senatori republikan John Kennedy u tha gazetarëve se beson se luftën e filloi Rusia. “Besoj, nga përvoja e hidhur, se Vladimir Putini është një kriminel. Ai është një kriminel me zemër të zezë”, shtoi ai. Por udhëheqësi i shumicës në Senat, John Thune...
Screenshot_523.jpg
Albânia, Shekulli, Albanês
2025-02-21 11:24:47
Analiza e CNN: Çfarë fshihet pas përplasjeve verbale mes Trump dhe Zelensky Publikuar më 20.02.2025 nga shekulli_admin Shkëmbimi i sulmeve mes Presidentit të SHBA-ve Donald Trump dhe homologut ukrainas, Volodymyr Zelensky ka shkaktuar shqetësim global. CNN ka publikuar një analizë përmes së cilës rendit arsye se pse “fituesi i vetëm në këtë debat është Rusia “. Pyetja që parashtrohet është nëse përplasjet midis dy liderëve do të shkatërrojnë shpresat për paqe në Ukrainë me ndërmjetësimin e SHBA-së apo nëse do të ndihmojnë bisedimet për paqe, rrjedhimisht përfundimit të luftës tre vjeçare Ukarinës Rusi. Epitetet e Trump për Zelenskyn ishn të rënda: Ai e quajti atë “diktator pa zgjedhje” dhe i kërkoi të dalë në zgjedhje nëse dëshiron të marrë pjesë në negociata, ndërsa la të kuptohej edhe zhdukja e gjysmës së 350 miliardëve dollarë që SHBA i dha Ukrainës. Siç vëren CNN, ato që tha dhe shkroi Trump në mediat sociale...
Screenshot-2025-02-20-at-6.35.49-PM.png
Albânia, 24 Ore, Albanês Të dhënat amerikane nuk mbështesin pretendimet e zotit Trump mbi shpenzimet për Ukrainën – 24 ore
2025-02-20 23:42:10
Presidenti Donald Trump përsëriti të mërkurën pretendimin se Shtetet e Bashkuara kanë shpenzuar 350 miliardë dollarë për luftën në Ukrainë – një shifër më e lartë se të dhënat e regjistruara nga Departamenti i Mbrojtjes dhe grupi mbikëqyrës ndërinstitucional që gjurmon shpenzimet për Ukrainën. Që nga sulmi në shkallë të gjerë i Rusisë ndaj Ukrainë në 2022, Kongresi i Shteteve të Bashkuara ka miratuar një fond prej rreth 183 miliardë dollarësh për Ukrainën, sipas grupit mbikëqyrës ndërinstitucional që është përgjegjës për hartimin e raporteve që i dërgohen Kongresit. Nga kjo shifër, Pentagoni i konfirmoi Zërit të Amerikës se SHBA-të kanë lëvruar 65.9 miliardë dollarë ndihma ushtarake në Ukrainë, ndërsa 3.9 miliardë dollarë të tjerë, të autorizuar nga Kongresi si ndihmë ushtarake për Kievin, nuk janë shpenzuar akoma. Rreth 58 miliardë dollarë, nga totali prej 183 miliardë dollarësh për Ukrainën, janë shpenzuar në SHBA, duke shkuar drejtpërdrejt për forcimin e industrisë...
640-0-67b703d900872.png
Albânia, Shekulli, Albanês
2025-02-20 23:41:01
Rama: Do ta tundim, fitore spektakolare në 11 maj dhe do t’i japim një mësim shembullor shumëkujt Publikuar më 20.02.2025 nga shekulli_admin Kryeministri Edi Rama është shprehur optimist për zgjedhjet e 11 majit duke i quajtur të fituara. Rama: Jemi në sy m’sy këtu së bashku dhe po e filloj me një ritheksim nga dita e djeshme sepse më kishin kapur në fjalë që nuk u dha bonusi i pranverës për pensionistët, doli gënjeshtër etj dhe publikova në Twitter vendimin e 9 janarit të qeverisë për dhënien e bonusit të pranverës për pensionistët, i cili lëvrohet duke filluar nga data 1 mars dhe sipas planit dhe sipas premtimit, bonusi është 62 milionë euro. Nuk janë pak për buxhetin e republikës sonë dhe për të gjithë ata që marrin deri në 200 euro pension, do të jetë 100 euro bonus dhe për ata që marrin mbi 200 euro pension, do të jetë...
S-Minxhozi.jpg
Albânia, 24 Ore, Albanês Kur Rama e Berisha lenë takim tek kangjellat e SPAK! – 24 ore
2025-02-20 12:23:41
Nga SKENDER MINXHOZI I ranë nga rrugë të ndryshme por e panë veten të dy në të njëjtën pikë: te kangjellat e Prokurorisë së Posaçme. Të martën Edi Rama dhe Sali Berisha u shanë e u copëtuan në distancë siç bëjnë çdo ditë të kalendarit politik. Veçse që të dy, duke përdorur fjalë e terma në dukje të kundërt e kontradiktorë mes tyre, thanë diçka në lidhje me SPAK që shumëkujt ju duk si një sinonim përfekt i të njëjtit koncept. I pari, kryeministri, u shpreh në esencë se tani SPAK ka mbetur vetëm pa amerikanët dhe se e vetmja garanci për egzistencën e tij është PS dhe ai vetë. Në anën tjetër Berisha qe më i drejtpërdrejtë. Doktori premton shkrirjen e SPAK sapo të vijë në pushtet. Janë dy qajse në dukje të ndryshme, por që në thelb i bashkon një element i rëndësishëm i përbashkët: statuquoja ku SPAK...
feee.png
Albânia, Shekulli, Albanês
2025-02-20 12:22:11
Ferdinand Xhaferi tregon pse refuzoi primaret në PD: Ka të bëjë me fytyrën time, kriteri është besnikëria ndaj kryetarit dhe emrat do të futen te zyra e Berishës Publikuar më 20.02.2025 nga shekulli_admin Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferaj vendosi ditën e djeshme që të heqë dorë nga procesi i Primareve brenda forcës politike ku dhe prej vitesh ka bërë pjesë. Ai vendosi që t’i qëndronte të njëjtit opinion ashtu sikurse kishte pohuar muaj më parë, që ky proces i cili prej shumë nga demokratët cilësohet si jetik, është i dëmshëm për këtë forcë politike. Në një intervistë për Euronews Albania, Xhaferi i ka cilësuar këto Primare si “Çereknare”, pasi fjalën e fundit do të jetë sërish Sali Berisha ai i cili do e thotë. “Do ftohet anëtarësia e partisë dhe nuk do zgjedhë thjesht do bëjë një pakt emrat që do futen te zyra e Berishës dhe në fund...
Keith_Kellog.png
Albânia, 24 Ore, Albanês I dërguari i Shteteve të Bashkuara në Ukrainë për bisedimet pas takimit SHBA-Rusi – 24 ore
2025-02-20 02:49:50
I dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për Ukrainën dhe Rusinë tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara e kuptojnë nevojën për garanci të sigurisë për Ukrainën, ndërsa ai vizitoi vendin për bisedime me zyrtarët ukrainas. Gjenerali Keith Kellogg u tha gazetarëve në Kiev se ai ishte në Ukrainë “për të dëgjuar”, shqetësimet e udhëheqësve ukrainas dhe për t’u kthyer në Shtetet e Bashkuara për t’u konsultuar me Presidentin Trump. Kellogg tha se Shtetet e Bashkuara duan që lufta në Ukrainë të përfundojë, duke thënë se kjo do të ishte mirë për rajonin dhe botën. Bisedimet vijnë në mes të një shtim përpjekjesh diplomatike të përqendruara në luftën e Rusisë në Ukrainë, duke përfshirë presidentin francez Emmanuel Macron që pret udhëheqësit evropianë të mërkurën për një raund të dytë bisedimesh rreth konfliktit dhe mbështetjes evropiane për Ukrainën. Kellogg u takua gjithashtu në fillim të kësaj jave me udhëheqësit evropianë dhe...
WhatsApp-Image-2025-02-18-at-16.07.39.jpeg
Albânia, Shekulli, Albanês
2025-02-20 02:48:43
Produkt i British American Tobacco, Glo, pajisja për ngrohjen e duhanit, tejkalon kufijtë: Çmim prestigjioz për diajnin më të mirë në Evropë Publikuar më 18.02.2025 nga shekulli_admin Pasi fitoi çmimin prestigjioz Evropian të Dizajnit të Produktit në vitin 2024, pajisja inovative glo e BAT siguroi vendin e saj midis liderëve të industrisë së dizajnit. Çdo vit, Çmimi Evropian i Dizajnit të Produktit mbledh qindra aplikime nga e gjithë bota dhe fituesit janë ata që sjellin ide revolucionare dhe ripërcaktojnë standardet në dizajn. Ky shpërblim, i cili njeh përsosmërinë në dizajnin e produktit, riafirmon angazhimin e BAT për inovacion dhe përvojë superiore të përdoruesit. Çmimi Evropian i Dizajnit të Produktit u krijua për të nxjerrë në pah dizajnin më inovativ dhe krijues të produktit në një nivel global. Juria, e përbërë nga dizajnerë të njohur, arkitektë dhe ekspertë të industrisë, vlerëson produktet bazuar në funksionalitetin, estetikën dhe kontributin e tyre në...
IMG_8830.jpeg
Albânia, 24 Ore, Albanês Fredi Beleri kallëzon në SPAK Jorgo Goron, Olta Xhaçkën dhe Artan Gaçin – 24 ore
2025-02-19 19:30:35
Eurodeputeti Alfred Beleri ka bërë një kallëzim penal pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ndaj Jorgo Goros, Artan Gaçit dhe deputetes se rilindjes Olta Xhaçka. Në kallëzimin e tij, ai kërkon ‘shfuqizimin e vendimit/shkresës nr. Prot 22920/1 datë 27.12.2024  të Prokurorisë së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me të cilin njoftohet mosfillimi I procedimit penal ndaj shtetasve të kallëzuar Olta Xhaçka dhe Artan Gaçi.’ Eurodeputetei Beleri kërkon gjithashtu nga GJKKO: ‘Urdhërimin e regjistrimit të procedimit penal për vepren penale të kallëzuara dhe kryerjen e veprimeve hetimore përkatëse. Source link
kafe-1-600x450-1.jpg
Albânia, Shekulli, Albanês
2025-02-19 19:29:24
Lajm i keq për shqiptarët e fiksuar pas kafesë, do të rritet çmimi i saj nëpër lokale Publikuar më 19.02.2025 nga shekulli_admin Shqipëria shumë shpejt pritet të dorëzohet para çmimeve ende të pranueshme të kafesë në bare, pasi importet e këtij produkti po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta. Të dhënat zyrtare nga tregtia e jashtme tregojnë se në muajin janar 2025 një kilogram kafe është importuar 30 për qind më shtrenjtë se në janarin 2024. Në janarin e vitit të kaluar u importuan 486,619 kilogramë kafe me një vlerë totale 216 milionë lekë, ose 462 lekë për kilogram, ndërsa në janar 2025 u importuan 787,834 kilogramë kafe me një vlerë 471,6 milionë lekë ose 598 lekë për kilogram. Krahasimi i çmimeve të importit tregon se një kilogram kafe në janar 2025 kushtoi 30% më shumë se në janarin 2024. Enri Jahaj, Kryetari i Shoqatës së Bar-Restoranteve, pohoi se baret...
plugins premium WordPress
Translate »