Ndonëse gjatë prezencës së tij në “BBVA4” Zebërvoki u njoh për marrëdhënien e mirë që ai ruante me Eglin, pas daljes nga spektakli gjërat morën një tjetër rrjedhë.
Të shpeshta kanë qenë rastet kur aktori ka kritikuar lojën e Eglit, sidomos kur bëhej fjalë për raportin e saj me Gjestin.
Së fundmi Zebërvoki nëpërmjet disa postimeve të bëra në Instastory komentoi situatën më të fundit të dy banorëve, momentin kur Egli i kërkon falje në gjunjë Gjestit.
Një veprim ky që ëhstë gjykuar goxha nëpër rrjet.
Në lidhje me situatën aktori shkroi: Turp i Zotit, femër pa pikën e karakterit, pa respekt për veten e familjen e saj.

Insta
Ndërsa më tej ai shtoi: Tani po e kuptoj se pse ish-i i ksaj shtoi 20 kile pas ndarjes…